Golden Eagle Ylli ka prezantuar trajnerin e ri, i cili do të jetë Kostas Flevarakis.
Flevarakis do ta drejtojë skuadrën nga Suhareka në sezonin e ri që do të nis në shtator, njofton Klankosova.tv.
“Dhe eshte koha per te prezentuar timonierin e ekipit, Kostas Flevarakis eshte trajneri yne per sezonen e re”, thuhet në njofitm.
Kostas është trajner me përvoje të madhe në basketbollin grek, ai udhëhoqi PAOK për disa sezone me të cilën fitoj Kupën e Greqisë dhe ishte finalist i ligës, se fundi ishte trajner i Sopron në Hungari, njëherazi ishte trajner i Suedisë për 5 vite.
Ylli bëri me dije se Kostas pritet të bashkohet me ekipin gjatë kësaj jave dhe të filloj me stërvitje qysh të hënën. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.