Pas një periudhe me rezultate jo të kënaqshme në Superligën e Kosovës, Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin spanjoll Paco Olmos.
Vendimi ka ardhur si pasojë e ecurisë negative të skuadrës në kampionat, duke bërë që drejtuesit e klubit të reagojnë në kërkim të një ndryshimi që do të ndikonte pozitivisht në vazhdim të sezonit.
Nga klubi kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të njoftojnë për zhvillimet e reja, përfshirë edhe emrin e trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e skuadrës./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.