Skuadra e Yllit ka arritur fitore shumë të rëndësishme 96-88 ndaj skuadrës së Sigal Prishtinës, me kryetrajnerin e ri Jeronimo Sarin.
Suharekasit humbën çerekun e parë, duke e dominuar ndeshjen nga çereku i dytë e tutje. Pesë lojtarë ishin në pikë dyshifrore te Ylli, me Joseph Reece që ishte më efikasi me 21 pikë.
Te Sigal Prishtina më i miri ishte Adrio Bayley me 21 pikë.
Ndërsa në takimin tjetër, Bora arriti të mposht bindshëm Rahovecin 85-65, duke e dominuar takimin që nga minuta e parë. Veterani Amin Hot shënoj 19 pikë, si më i dalluari te kryeqytetasit, derisa te Rahoveci 29 Julian Roche arriti double double me 16 pikë e 14 kërcime.
Bora e Ylli arritën fitoret e dyta në kampionat, derisa Sigal Prishtina pësoj humbjen e 4-të e Rahoveci 29 humbjen e pestë, pas tetë xhirove.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.