Ylli ka mposhtur Bashkimin me rezultat 89-76 në kuadër të "playoffit" të Superligës së Kosovës në basketboll.
Vendimtarë në fitoren e Yllit ishte Valon Bunjaku i cili e përfundoi lojën me dyshifrorë të trefishtë, 20 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, njofton KlanKosova.tv.
Te Bashkimi më të dalluarit ishin Musab Mala me 31 pikë, tre kërcime e pesë asistime dhe Obinna Oleka me 20 pikë, 15 kërcime e dy asistime.
Ylli ka barazuar serinë në 1-1, siç bëri edhe Prishtina kundër Pejës.
Ndeshjet për t’u caktuar gjysmëfinalistët e "playoffit" të Superligës, luhen të premten drejtpërdrejt në Artmotion.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.