Lajmet e fundit

Arsenali e ka identifikuar yllin e Wolves Pedro Neto si prioritet përpara afatit të fundit.
Kjo sipas David Ornstein nga The Athletic, i cili pretendon se bisedimet midis Gunners dhe agjentit të Neto, Jorge Mendes kanë vazhduar për më shumë se një muaj, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, Wolves hezitojnë të shesin asin 22-vjeçar dhe fuqia shpenzuese e Topçinjve është e kufizuar pas një vere të frytshme në tregun e transferimeve.
Kufizimet e Fair Play-it financiar nënkuptojnë se londinezët e veriut po kërkojnë mënyra kreative për të nënshkruar me anësorin.
Dhe kjo ka të gjitha kushtet për një tjetër sagë që do të zgjasë deri në fund të afatit kalimtar më 1 shtator.
Ndërkohë, Wolves kanë vendosur një çmim prej 50 milionë funte për portugezin!