Vajzat e “Spice Girls” janë duke kërkuar që Victoria Beckham t’i ribashkohet grupit.
Ylli i “Spice Girls”, Melanie "Mel C" Chisholm foli për mundësinë që grupi i vajzave të nisej përsëri në turne dhe tha se po punojnë që të bashkohet edhe Victoria Beckham.
"Për momentin, jemi vetëm ne të katërta. Ne jemi duke punuar për Victorian dhe të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh ajo.
Ajo shprehu dëshirën e madhe që ka që Victoria të rikthehet në skenë, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
"Do të donim ta kishim përsëri në skenë. Me gjithë sinqeritetin, mendoj se do të ndodhë," shtoi ajo.
“Spice Girls”, I përbërë nga Chrisholm, Beckham Melanie "Mel B" Broën, Emma Bunton dhe Geri Halliwell dolën për herë të fundit në skenë së bashku në turneun e tyre të ribashkimit në vitin 2019.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.