Lajmet e fundit

Labinot Kabashi është 16 vjeçari i ri i Barcelonës që është thirrur të luajë për Kosovën këtë javë, shkruan Goal.com.
Shumë tifozë katalanasë janë duke komentuar se kush është ky i ri që do të dalë nga La Masia.
Tregimi i tij është shumë interesant. Kabashi ka lindur në Kosovë në vitin 2000 por që la vendin e tij të sapo dalë nga lufta vetëm dy vite pas. Atje kishte ndodhur një spastrim etnik i shqiptarëve që bënë forcat serbe.
Kosova u shkëput nga Serbia në vitin 2008, ku ndërtoi edhe përfaqësuese futbolli që debutimin e parë e bëri në qershor kundër Ishujve Faroe, shkruan gjiganti mediatik.
FIFA më pas lejoi një numër futbollistësh që të përfaqësojnë Kosovën, pavarësisht se po luanin për kombëtare tjera. Edhe Federata e Futbollit të Kosovës është interesuar që të gjejë talent të rinj. Kështu ata gjetën një në akademinë e Barcelonës.
“Së pari mendova se ata po bëjnë shaka me mua”, ka thënë Kabashi për Barca TV.
“Më pas e pashë se nuk ishte kështu. Tash jam shumë i lumtur. Jam krenar që mund të luajë për Kosovën”, ka pohuar Kabashi.
E 16 vjeçari llogaritet si Andres Iniesta i ri, transmeton Klan Kosova.