Lajmet e fundit

Menaxheri i Hoffenheim, Julian Nagelsmann, e ka konfirmuar që sulmuesi i tyre, Sandro Wagner, dëshiron që të kalojë në Bayern Munchen.
Wagner vjen nga akademia e Bayern Munchen, por u largua për në MSV Duisburg më 2008 pasi që nuk kishte arritur të depërtojë në skuadrën e parë.
“Nuk ka asgjë për të njoftuar përpos që ka interesim”, tha Nagelsmann të enjten në një konferencë për shtyp.
“Të gjithë e dinë që Sandro ka fëmijë afër Mynihut, që Bayern është klubi i tij i fëmijërisë dhe që ai nuk është më i riu më. Nuk jam i zemëruar për të”.