Ylli i “Bohemian Rhapsody” ka thënë se ekperianca e tij e punës me Bryan Singer – i akuzuar për sulme seksuale, nuk ishte e këndshme, transmeton Klan Kosova.
“Në situatën time me Bryan, nuk ishte e këndshme aspak”, tha aktori Rami Malek i nominuar për çmimin Oskar.
Kur regjisori u akuzua muajin kaluar për sjellje të keqe seksuale me djem të mitur, Malek tha se nuk ishte ‘i vetëdijshëm’ për lajmet.
Ai u shkarkua nga drejtimi i “Rhapsody” në dhjetor të vitit 2017 me vetëm dy javë të mbetura në xhirim.
Aktori tha më pas: “Është e tmerrshme. Mund ta di sa e vështirë duhet të jetë kjo për ata”.
Ylli tha se e kishte të vështirë të fliste për përvojën e tij me regjisorin, meqë nuk donte të tërhiqte vëmendjen.
Singer ka mohuar akuzat se ai kishte marrëdhënie seksuale me djem adoleshentë të mitur gjatë gjithë karrierës së tij.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.