Mark Hoppus, anëtari i grupit muzikor Blink-182, ka zbuluar se ai po kalon një trajtim kimioterapie për kancerin.
Hoppus ndau lajmin përmes mediave sociale, duke postuar një fotografi në Instagram Story të tij në spital, së bashku me mbishkrimin: "Po përshëndetje. Një trajtim kanceri, të lutem".
"Ta shpifë dhe jam i frikësuar, por në të njëjtën kohë jam i bekuar me mjekë, familjarë e miq të pabesueshëm që po më ndihmojnë të kalojë këtë", shkroi ai në Twitter.
49-vjeçari nuk bëri të ditur se cilën formë të kancerit kishte, por u tha tifozëve se ai kishte qenë duke iu nënshtruar trajtimit "për tre muajt e fundit", shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Grupi i tij “Blink-182” pati hite në fund të shekullit të kaluar me këngë si “All The Small Thing”s dhe “What's My Age Again?”.
Hoppus, i cili ka një djalë adoleshent Jack me gruan e tij Skye Everly, themeloi Blink-182 në 1992.
Ky grup ka shitur më shumë se 50 milion rekorde në të gjithë botën.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.