Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Trepçës në vazhdime me rezultat 71-68, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Ylli e nisi mirë takimin në palestrën “Minator”, duke e mbyllur çerekun e parë me shifrat 15-13. Në çerekun e dytë, suharekasit ishin edhe më të mirë duke triumfuar me rezultat 19-11.
Në çerekun e tretë rikthehet Trepça duke e fituar 17-11. Edhe periudha e fundit ishte në favor të vendasve 20-16, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime më të saktë ishin basketbollistët nga klubi i Suharekës 10-7, për rezultatin final 71-68.
Më i dalluari te Ylli ishte Henrik Sirko, me 18 pikë, tetë kërcime dhe një asistim.
Ndërkohë te Trepça më i miri ishte Mikaile Tmusiq, me 18 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.