Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Pejën në ndeshjen e dytë çerekfinale me rezultat 75-66, duke e barazuar serinë 1-1.
Në palestrën “Karagaçi”, MVP i ndeshjes Peja-Golden Eagle Ylli ishte Jalen Nesbitt i mysafirëve me 14 pikë e 11 kërcime.
Ndryshe, Peja kishte shënuar fitore në përballjen e parë në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 71:77.
Gjithçka do të vendoset në takimin e tretë mes tyre, me fituesin, që në gjysmëfinale do të përballet me Bashkimin, ekipin që doli lider pas përfundimit të sezonit të rregullt./Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.