09.05.2021 · përditësuar para 1865 dite1 min lexim
Pas një ndeshjeje të parë superinteresante dhe atraktive që krejt në fund u fitua në “Karagaq” nga mysafirët e Yllit, tashmë do të luhet edhe dueli i dytë final i cili do të vijë direkt në Art Sport 1 me fillim nga ora 20:15.
Pejanët edhe në këtë duel do të vuajnë mungesën e AJ Waltonit të lënduar teksa në anën tjetër tek Ylli mungon sërish LG Gill i dëmtuar rëndë.
Kujtojmë që skuadra që merr tre fitore e para shpallet kampion, me këtë rast Golden Eagle Ylli me një fitore eventuale do i jepte vetes dy shanca shtesë për tu kurorëzuar si kampion teksa Peja nëse fiton serinë në 1-1 e barazon dhe të nivelizuar përsëri në “Karagaq” e dërgon.
Përndryshe, cila do skuadër që fiton këtë përballje do futet në histori, pasi nuk ka ndodhur asnjëher më parë që playoffin ta fitoj klubi i renditur si i treti ose i katërti në sezon të rregullt.
Ylli, 5-shja e mundshme startuese:
Bunjaku, Clark, Kastrati, Morina, Morant
Peja, 5-shja e mundshme startuese:
Mekaj, Berisha, Dendy, Shoshi, Walters
●●●
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.