Lajmet e fundit

“Thirrëm Sot ose Nesër” përfaqëson një kapitull të ri artistik dhe shënon një transformim të madh në karrierën e Yll Limanit. Më i guximshëm, më personal dhe më i kompletuar se kurrë më parë.
Çdo këngë e albumit shoqërohet me një visualizer, të gjitha të realizuara në Barcelonë, Spanjë nën ekzekutimin e label-it Three60 Music, duke krijuar një standard të lartë vizual dhe një eksperiencë unike për fansat.
Për promovimin e albumit, u zhvillua një kampanjë pre-release e gjerë, duke përfshirë brendimin e autobusëve dhe pritoreve në Prishtinë me inicialet “TSN”, si dhe vendosjen e billboard-eve në pika strategjike të qytetit – një lëvizje që tërhoqi shumë vëmendje dhe ngjalli kuriozitet mbi kuptimin e saj.
Pas publikimit të emrit të albumit dhe artwork-ut zyrtar, elementi misterioz “TSN” u transformua në “Thirrëm Sot ose Nesër”, duke nxitur diskutime të gjera dhe duke e bërë atë një nga kampanjat dhe albumet më të përfolura dhe të suksesshme të vitit.
“Thirrëm Sot ose Nesër” tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat digjitale, duke konsoliduar Yll Limanin si një nga artistët më të rëndësishëm të skenës muzikore rajonale.
