Lajmet e fundit

Mbrojtësi Yll Hoxha është larguar nga Gjilani, duke e bërë vetë njoftimin për këtë lëvizje.
“Shokë dhe sportdashës, me anë të këtij postimi dua t’ju lajmëroj se aventurës time si futbollist i SC Gjilanit i ka ardhur fundi”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
“Ishin dy vite me shumë mund dhe sakrifica të njëpasnjëshme ku arritëm një herë finalen e Kupës së Kosovës dhe luajtëm për dy vite në garat evropiane me fanellën gjilanase”.
“Afër 80 ndeshje me këtë fanellë, mijëra minuta në fushë nëpër ndeshje zyrtare e trefish aq kohë e kaluar në stërvitje më bëjnë krenar dhe të lumtur që dhashë çdo gjë që pata mundësi për skuadrën”.
“Faleminderit të gjithë atyre që na qëndruan afër mes vështirësive të mëdha që kaluam e po ashtu faleminderit edhe Skifterave që ishin çdo herë krahë nesh. Për të ardhmen time dhe sfidat e radhës do iu njoftoj shumë shpejtë”.
Largimi i tij vjen në ditën e njëjtë kur u largua edhe kryetrajneri i këtij klubi, Klodian Duro.