Lajmet e fundit

Mesfushori defanziv, Ylber Ramadani, është transferuar te ekipi MTK Budapest, në Hungari.
Pas katër sezoneve të kaluara te ekipi nga Danimarka, Velje, 25 vjeçari ka arritur marrvëshje me skuadrën nga kryqyteti hungarez, që është ekipi i dytë më i trofeshëm në këtë vend, me 23 tituj kampion, transmeton klankosova.tv.
Reprezentuesi i Kombëtarës së Shqiperisë, karrierën e ka nisur te ekipi i Ferizajit, teksa në Kosovë ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Dritën.