Lajmet e fundit

Pas përfundimit të javës së 33-të në Serie A, platforma e statistikave SofaScore ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros, ku bie në sy mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani.
Pavarësisht se Lecce nuk arriti të marrë fitore në ndeshjen ndaj Fiorentina, Ramadani ishte ndër lojtarët më të spikatur në fushë, duke u vlerësuar me notën 8 për paraqitjen e tij.
Ndërkohë, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në përfundim të sezonit në Serie A, Lecce vazhdon të mbetet në pozita të vështira në renditje ku gjendet në pozitën e 18 ku rrezikon rënien nga liga.