Lajmet e fundit

Aktori Adrian Morina, falënderoi jurinë duke u shprehur i kënaqur me çmimin dhe mes tjerash shtoi
“Faleminderit për çmimin, faleminderit festivalit, ky është edicioni i dytë, unë do të doja që të luaja edhe në edicionin e njëzetë të këtij festivali, duke i uruar jetë të gjatë, meqenëse në kryeqytet nuk ka festival të tillë. Kjo shfaqje ka festuar edhe çmime të tjera, por, unë dua ta veçoj këtë çmim sonte këtu, jo për shkak të miqësisë që kemi me teatrin AAB, ku kemi pasur fat dhe kemi punuar shumë. Ky festival, ky teatër këtu mban një emër shumë të madh të profesorit të ndjerë Faruk Begolli, ku edhe kisha fat të isha student i tij, dua ta falënderoj përzemërsisht profesorin tonë të ndjerë që ka dhënë shumë për ne dhe teatrin”.
Kjo është lista e plotë e çmimeve këtë vit në “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2018)
Çmimi “Best Play: Student Choice” - “Holly Shit” - Kosova
Çmimi “Best Play: Media Choice” - “Holly Shit” - Kosova
Çmimi “Best Supporting Actor” - Drita Kaba Karaga, “Gratë” - Maqedonia
Çmimi “Best Director” - Ana Bateva, “Pula” - Bullgaria
Çmimi “Best Play” - “Pula” - Bullgaria
Çmimi kryesor i PITF 2018 “Best Actor” - Adrian Morina, Ylber Bardhi, “Holly Shit” - Kosova