16.04.2020 · përditësuar para 2273 dite1 min lexim
Sot është ndarë nga jeta kompozitorja dhe gazetarja, Violeta Rexhepagiqi.
Miku i saj, Ylber Asllanaj, ka thënë se humbja e “Vikit” - siç tregon se e ka thirrur ai - është një lajm tjetër i hidhur në kohën e pandemisë.
“Ndarja nga jeta e një artisteje siç ishte Viki është humbje për të gjithë komunitetin artistik dhe, natyrisht për të gjithë”, ka thënë Asllanaj për KlanKosova.tv.
“Viki ka qenë edhe si njeri sikurse edhe në artin që e ka kultivuar. E përshkruaj: thjeshtë e jashtëzakonshme”.
“Veçantia e saj gjithmonë ka qenë “një hap përpara”.
Asllanaj ka theksuar se Rexhepagiqi ka qenë një artiste e cila kurrë nuk iu ka nënshtruar “standardeve”.
“Ajo gjithmonë ka kërkuar diç më tepër”.
“Me përgjegjësi e them se pothuajse gjithmonë ia ka dalë”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.