Brenda një jave u shuan dy ikona të muzikës kosovare.
Komuniteti i artit muzikor dhe publiku humbën para një dite kompozitorin e shquar Fahri Beqiri dhe para gjashtë dite këngëtarin Ismet Bogujevci, njofton Klan Kosova.
Këngëtari Ylber Asllanaj ka sjellë rrëfime për këta dy nga një këndvështrim më ndryshe se që i njohu publiku.
“Profesori Fahri Beqiri është rritur jetim, prandaj mungesën e pjesëtarëve të ansamblit gjithmonë e ka ndie dhe ka arritur të jetë prind i dytë për ne. Njëra prej këshillave që nuk ia kemi dëgjuar shpesh ka qenë ajo për duhanin. Profa e ka urryer duhanin dhe jemi fshehë më shumë prej tij se prej prindërve tonë”.
Asllanaj ka thënë se Beqiri ishte mbështetës i metodave jokonvencionale për të avancuar profesionin, ndryshe asaj tradicionales që është mësuar në shkolla.
“Vërtet ai ka qenë i jashtëzakonshëm. Gjithmonë ka qenë sharmant dhe ka zgjuar buzëqeshjen dhe harenë. Gjithçka e ka bërë me pasion dhe me kureshtje. Ka pasë qejf të udhëtojë shumë dhe t’i shijojë ushqimet e atyre vendeve. I ka ditë krejt gjellëtoret e fshehta në qytet”.
E përbashkët e Beqirit me Bogujevcin ishte edhe qetësia e tyre me kolegët dhe studentët.
“Është dhimbje e madhe edhe humbja e Ismet Bogujevcit. Unë kam pasë fatin që t’i njoh të dy në të njëjtën kohë. Ka qenë nga personat më të dashur që kam njohur ndonjëherë. Kanë mjaftuar dy-tre minuta që ai të ta marrë zemrën”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.