Dua Lipa, Chris Martin nga grupi Coldplay dhe Rita Ora janë ndër yjet që performuan në projektin më të ri muzikor për bamirësi.
Ata dhe 20 artistë të tjerë kanë incizuar një version të hitit të vitit 20013 “Times Like These” nga Foo Fighters.
Yje të tjera të përfshira në këtë këngë janë Anne-Marie, Bastille, Ellie Goulding, Jess Glynne, Paloma Faith dhe Rag ‘N’ Bone Man e shumë të tjerë, të cilët e incizuan dhe filmuan këngën nëpër shtëpitë e tyre.
Ky version i "Times Like These" u realizua me produksion të Fraser T Smith.
Të ardhurat nga ky projekt do të shkojnë tek bamirësitë “Children in Need” dhe “Comic Relief”.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.