Lajmet e fundit

Adhuruesit e flaktë të filmave tashmë janë përgatitur, për të parë Academy Awards, përderisa disa djelmosha të famshëm janë duke u siguruar që ajo cfarë do të shihni do të jetë më e mira për vetën e tyre.
Dicka e tillë po bëhet duke bërë një vizitë tek dermatologu apo ndonjë kirurg plastik, të marrësh këshilla të fshehta nga ndonjë stilist i njërëzve kryesor të Hollywood-it, përcjelle Klan Kosova.
E gjithë kjo për të bërë që edhe filmi i tyre të duket se po përfaqësohet nga një yll.
Por tashmë këshilla të tilla duan të gjithë të famshmit por të fundit në këto vizita u panë të jenë aktorët si Kyle MacLachlan apo Daniel Craig apo edhe Oscar Isaac të cilët me të vërtetë duan të duken ndër më të mirët në qilimin e kuq.
Ndërkaq dermatologu i këiij ekipi në New York, Dr. David Colbert ka rekomanduar klientëve të tij të famshëm që para se të bëjnë paraqitjen e tyre publike në qilimin e kuq të ushqehen sa më mirë.
‘’Unë rekomandoj të hahen pesë ushqime të cilat janë kosi grek, gatimi me vaj ulliri, peshku i bardhë me bajame dhe natyrisht lakër jeshile së bashku me gjethe jeshile. Gjithashtu është e preferueshme që cdo mëngjes të fillojnë ditën me dy gota ujë para ngrënjes posa të ngrihen nga shtrati’’.
Nëse përdoret një mënyrë e tillë e ushqyerjes sipas dermatologut Dr. David, paraqitja juaj në secilën skenë do të jetë e mrekullueshme juve do të keni një fytyrë të pastër dhe të çiltër, përcjellë Klan Kosova.
Dr. David bëri të ditur që aktorët e fundit të cilët vizituan klinikën në fjalë dëshironin të dukeshin të mrekullueshëm përkatësisht të kenë nofulla të bukura dhe medikamente kundër djersitjes për t’u ndjerë më rehatshëm dhe për të dal fotografitë e mrekullueshme.