Lamine Yamal është kundërpërgjigjur pas golit të shënuar nga francezi Kylian Mbappe për 4-1.
Ishte spanjolli i cili në minutën e 68-të e shënoi golin e dytë personal në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve dhe të pestin për Spanjën.
Në pjesën e dytë, Spanja shënoi dy gola për tre minuta, ku fillimisht i saktë nga penalltia u tregua Yamal, ndërsa për golin e katërt u kujdes Pedri.
Ndeshjen mes Spanjës dhe Francës mund ta ndiqni ekskluzivisht në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.