Xuxi ka folur për qëndrimin e tij në shtëpinë e BBVK3, ku u shpreh se nuk ia kishte marrë mendja që do të ndihej si në shtëpinë e tij.
Tutje ai filloi duke përmendur edhe sponzorët, transmeton Klankosova.tv.
Xuxi i është drejtuar kamerës prej ku përcolli një mesazh për opnionistin, Milaim Zeka.
Ndërkohë që po përshëndeste edhe Jonidën, Oltën dhe Alaudinin, ai tha se Zekën nuk e përshëndet.
“Përshëndes Dinin, Jonidën, Oltën, a tyA ty nuk të përmendi haver , ti që po ma qon shumë zërin në Prime, kishe unë mangup se s'të kam aty afër. Hajde këtu Mili, hajde rri me neve e shohim sa është ora e kënaqemi debat. Ty të kish qitë Vëllai i Madh për shkak të fjalëve”, tha Xuxi.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=rEyytbViihs
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.