Lajmet e fundit

Ky koncert vazhdon të mbetet unik në përmbajtje dhe po rritet nga viti në vit. Në këtë koncert janë paraqitur trembëdhjetë këngë të reja, që i përkasin karakterit të Manifestimit “Flaka e Janarit”, pati mysafirë e këngë të njohura nga artistë të vegjël, grupe vallëzimi e këndimi nga qytete të vendit tonë.
Koncerti ka nisur me himnin “Xixa, xixa, xixëllojnë”, të kënduar nga Triola Jakupi, të cilën e shoqëruan valltaret e Grupit “Dancing House”, për të vazhduar më pas me këngën “Thank you soliders” të interpretuar nga Emda Rexhepi dhe Grupi “Lyra”.
Këngën “Oj Kosovë sa shumë të dua” e kënduan Hana Ajeti, Unik Hoxha dhe Grupi “Lyra”, kurse këngën “Për ju dëshmorë” e kënduan Erisa dhe Erina Topalli.
Blend Kastrati ka kënduar këngë për Rexhep Malën e Nuhi Berishën, “Mirë se vini në Kosovë” është titulluar kënga të cilën e ka kënduar Dea Berisha.
Këngën vijuese “Kosova thurë pavarësinë” e ka kënduar Erita Shala, më pas është paraqitur “Dancin House” me “La Passion”. “Valsin e Lumturisë” dhe “Flaka e Janarit” i interpretuan “Mollëkuqet”, “Ne fëmijët e kësaj bote” e interpretoi Emi Bakija, “Perëndeshë” u interpretua nga Fis Latifi dhe Bora Shurdhani.
“O i bukur vendi im” u interpretua nga Eloise Kosumi, “Kurbetqar” nga Demush Sejdiu, “Me daulle e çifteli” nga Kaona Hajdini, “Ëndërr për atdheun” nga Edisa Ahmedi, “Shqipëri atdhe i dashur” nga Ariona Ramadani, “Zëri i Shekullit” nga Rejda Isufi,
“Muzika” nga Sherif Dushici dhe “Vallja e Zileve” u interpretua nga “Thesari”.
Udhëheqës artistik i koncertit ishte Kushtrim Jakupi, udhëheqëse e korit Albina Demolli, ndërkaq udhëheqës teknik Mentor Latifi.