Lajmet e fundit

Sot, kur 19 komuna votojnë për kryetar, në raundin e dytë të zgjedhjeve, u rikthyen dy kampionet xhudiste së bashku me Akil Gjakovën i cili ka zënë vendin e pestë në turneun e mbajtur në Hagë, të shoqëruar nga Driton Kuka.
Distria Krasniqi fiton medaljen e tretë të artë në këtë garë, gjithashtu edhe Nora Gjakova u rikthye me medalje të artë madje edhe arriti të ngrite flamurin e Kosovës e para nga të gjitha shtetet e pranishme që ishin në garë.