Lajmet e fundit

Këtë herë KultOra vajti te ekspozita e Qëndresa Krasniqit, “Xhubleta: Pëlhurë dhe Histori”.
Krasniqi, e njohur si kostumografe dhe skenografe, fluturon lirshëm nëpër mediumet ku ndihet se mund ta paraqesë më së miri një vizion të caktuar që ka.
Ekspozitën e parë e kishte pasur me piktura, të quajtur “Naked Eye”, me motiv universin, e tash u kthye në mëmëdhe për të folur për kostumin ikonik që daton mijëra vite më parë.