Lajmet e fundit

Galeria e Arteve në Pejë sonte prezanton një mbrëmje të artit dhe kujtesës.
Në ambientet e kësaj galerie, duke filluar nga ora 19:30 bëhet hapja e ekspozitës masterklasë së artit fotografik “Përdita ime e munguar”, e autorit Fahredin Spahija.
Një ekspozitë që tejkalon fotografinë, duke u shndërruar në një rrëfim të fuqishëm për kujtesën, mungesën dhe fatin e të zhdukurve. Përmes objektivit të autorit, secila fotografi bëhet dëshmi, reflektim dhe thirrje për të mos harruar. /Klankosova.tv