Në qytetin e Gjakovës tash e disa ditë është duke u punuar në muralin më të ri, ku përmes tij, do të paraqitet Xhubleta, veshja e lashtë e grave shqiptare.
E në këtë projekt që po realizohet në bashkëpunim me MuralFest, po merr pjesë edhe një artist nga Argjentina, njofton Klankosova.tv.
Ndërkaq paraqitjen e Xhubletës, që do të finalizohet brenda javës, po e përkrahin edhe banorët e këtushëm.
Kjo vepër u financua nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gjakovës. Këta të fundit bëjnë me dije se murale të tilla do të ketë edhe gjatë muajve në vijim.
Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.
https://www.youtube.com/watch?v=voqRED0wyak&t=8s
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.