Sot do të zhvillohet xhiroja e parafundit e sezonit të rregullt në Superligën e basketbollit.
Vëmendja kryesore do të jetë te përballja Peja-Bashkimi, që luhet në "Garagaç" me fillim nga ora 20:00.
Ndeshja do të transmetohet edhe në platformën televizive Artmotion, në kanalin Sport 2 njofton Klankosova.tv.
Kurse, loja tjetër por jo më pak e rëndësishme do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Takimi zhvillohet nga ora 19:30 dhe transmetohet në Sport 2.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.