Nesër hapet xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në futboll.
Nga ora 15:00, Ferizaj e pret Dukagjinin në fushë, raporton Klankosova.tv.
Të shtunën zhvillohen dy ndeshje interesante, njëra prej tyre derb i javës.
Është Prishtina ajo që do të përballet me Feronikelin 74, e derbi është ai mes Dritës dhe Gjilanit.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.
Të dielën mbyllet kjo xhiro me dy ndeshje fantastike, ajo mes Suharekës dhe Malishevës, dhe Llapit m e Ballkanin.
Edhe këto përballje zhvillohen me fillim nga ora 15:00, shkruan Klankosova.tv.
Në tabelë radhitet e para Malisheva me 14 pikë, derisa Ballkani, Llapi dhe Suhareka kanë nga 13 pikë.
Ndeshjet mund t’i ndiqni ekskluzivisht në Artmotion.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.