Xhirimet e filmit “Mission Impossible” thuhet se janë ndalur për shkak të një shpërthimi të COVID-19.
Kjo ndodhi gjashtë muaj pasi ylli i filmit, Tom Cruise u nervozua me stafin e tij për shkak të mosrespektimit të rregullave të COVID-19.
Aktori 58 vjeçar doli në titujt kryesorë të gazetave në dhjetor, ku dëgjohej ai duke u ulëritur anëtarëve të setit filmik, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Xhirimet e "Mission Impossible" 7 dhe 8 patën filluar, por për shkak të pandemisë u ndaluan dhe ende nuk dihet se kur do të vazhdojnë.
Burimet thonë se Tom mund të ketë qenë vet i prekur nga COVID-19 gjatë kohës kur po bëheshin xhirimet.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.