Një xhihadist nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, pasi është kapur nga forcat kurde, ka pranuar që ka përdhunuar më shumë se 200 gra.
21 vjeçari i identifikuar si Ammar Hussein, ka pranuar duke e cilësuar veprën e përdhunimit si diçka normale, transmeton Klan Kosova.
“Burrave të rinj i nevojitet kjo gjë. Kjo është shumë normale”.
Këto deklarata Hussein i ka dhënë për Reuters, pasi kjo agjenci e lajmeve siguroi intervistë me xhihadistin nga autoritetet e intelegjencës kurde.
Zyrtarët kurd kanë thënë se kanë prova të qarta se Hussein ka përdhunuar shumë gra.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.