Lajmet e fundit

Një ndër sulmuesit më të njohur në ekipin e Dritës, Xhevdet Shabani, nuk ka arritur të merret vesh me ekipin kaltërbardh për zgjatje të kontratës.
Këtë e ka bërë të ditur vet Shabani në llogarinë e tij në Facebook.
Shabani ka falënderuar “Dritën” dhe “Intelektualët” që ishin pjesë e rrugëtimit të tij shumëvjeçar, duke shtuar se do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij.
“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur gjatë këtyre viteve në të cilat unë kam kaluar momentet më të mira në karrierë duke fituar tituj kolektiv e individual dhe duke i gëzuar tifozët më të mirë në vend INTELEKTUALËT! DRITA dhe INTELEKTUALËT do të kenë gjithmonë vend të veçantë në zemrën time, qyteti juaj do të jetë shtëpia ime e dytë përgjithmonë!”.
Ai i ka uruar suksese Dritës, derisa ka thënë se së shpejti do të vendosë se në cilin ekip do të shkojë, shkruan Klankosova.tv.
“Dua ta falënderoj klubin për korrektësinë e treguar dhe gatishmërinë e tyre për të na qëndruar afër në çdo situatë. Falemnderit stafit mjekësor, ekonomët si dhe në veçanti bashkëlojtarët dhe tifozët më të mirë Intelektualët!
Dritës dhe bashkëlojtarëve i uroj suksese në vazhdim, ndërsa unë së shpejti do të vendos për njërën nga ofertat që kam marrë!
Forca DRITA”.