Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala në një ceremoni solemne ndau sot dy çmime.
Çmimi kombëtar për vepër jetësore "Bekim Fehmiu" i takoi aktorit Xhevat Qorraj në vlerë financiare prej 5000 euro.
Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Kinematografi iu dha regjisorit Agim Sopi për filmin “Agnus Dei”, me vlerë 2500 euro.
Ky i fundit nuk ishte pranishëm për ta marrë çmimin.
Ndërkaq, Xhevat Qorraj tha se ky është ndër çmimet më të mira që ka marrë në jetën e tij sepse sipas tij e mban emrin e mikut të shtrenjtë të tij aktorit Bekim Fehmiut.
Juria që i bëri vlerësimet për këto shpërblime ishte në përbërje të: Musa Ramadani, Lindita Zeqiraj, Bekim Lumi, Drita Krasniqi dhe Besim Rexhaj, njofton Klan Kosova