Lajmet e fundit
Skuadra nga Britannia Stadium për momentin gjednet në pozitën e nëntë në tabelën e Premierligës, pasi ka mposhtur Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Everton këtë sezon.

Stoke City ka të gjitha mundësitë për ta përfunduar edicionin në një nga katër pozitat e para, mendon Xherdan Shaqiri.
Skuadra e drejtuar nga Mark Hughes është për momentin e nënta në tabelën e Premierligës, pasi këtë sezon ka mposhtur disa nga skuadrat më të mëdha në ligë.
Por humbjet ndaj West Brom, Watford dhe Crystal Palace e kanë dëmtuar skuadrën.
Megjithatë, Shaqiri beson se skuadra mund të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.
“Në futboll nuk i dihet kurrë. Premierliga sivjet është shumë e paparashikueshme. Gjithçka mund të ndodh”.
Duhet të punojmë të luajmë mirë dhe në fund të sezonit e shohim ku jemi”.
“Është me rëndësi që të luajmë si skuadër, pasi vetëm ashtu fitohet”.