Lajmet e fundit

“Xherdan Shaqiri, skandali që tronditi në vitin 2015”. Kështu nis shkrimin e vet media zvicerane, “rf.ch”, e cila bën një listë me skandalet e vitit që shkoi, duke përfshirë këtu edhe lojtarin shqiptar të kombëtares helvete, i cili u takua, pozoi dhe mori një libër nga një imam radikal, në Kosovë.
Ky i fundit i bëri vizitë në shtëpi Xherdan Shaqirit, në Zhegër, duke pozuar me ish-futbollistin e Bayern Munich dhe Interit, qershorin e vitit 2015.
"Në qershor, futbollisti Xherdan Shaqiri e lejoi veten të fotografohej me një imam në Kosovë. Detaj i këndshëm: Imami u arrestua në vitin 2014, me dyshimin për veprimtari terroriste, por pastaj u lirua menjëherë. Fotot e hedhura në rrjetet sociale patën një impakt të lartë. Shaqiri e konsideron veten të detyruar për të marrë një qëndrim. Ai nuk e dinte se imami kishte qenë dyshuar dhe akuzuar në lidhje me terrorizmin. Ai tha se nuk mund të kontrollonte çdo tifoz që e takon apo do të bëjë foto me të, sepse nuk është në karakterin e tij, e para, dhe e dyta, nuk filtron dot dosjen penale të askujt,” – shkruan “rf.ch”, krahas pozicionimit të këtij rasti në “top skandalet” e vitit që lamë pas.
Po si ndodhi takimi me imamin kosovar? Xherdan Shaqiri shkoi në atdheun e tij, Kosovë. Fundi i qershorit ishte momenti kur Shaqiri udhëtoi gjatë me makinë, nga Maqedonia, për të shkuar në shtëpinë e prindërve. Gjatë qëndrimit atje, shkon dhe e viziton imami i xhamisë më të madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i cili dëshiron të shtrëngojë duart me të. “Imami erdhi tek unë dhe më pyeti a mund të bëjmë një foto, – shkruante Shaqiri në faqen e tij në Facebook. – Si mijëra njerëz të tjerë, gjithashtu. Së fundi, imazhet mund të interpretohen sipas dëshirës. Për mua ishte një buzëqeshje për kameran, një e paraqitur vogël. Kaq ishte. Harrojini të tjerat”, shkruan TeleSport.al
Vetë imami postoi fotot me futbollistin e famshëm më 28 qershor 2015. Menjëherë i raportoi media. Shefqet Krasniqi shikohej si një predikues i urrejtjes. Atëherë, Shaqiri e konsideroi të nevojshme për të publikuar në faqen e tij në Facebook një sqarim. Siç shkruante ai, ndër të tjera, familja e tij nuk kishte asgjë, absolutisht asgjë, të bënte me radikalizmin. Dhe ai nuk mund t’i kërkojë secilit, sipas bindjeve të tij, që dëshiron të shtrëngojë dorën me të. Impakti qe me të vërtetë i tmerrshëm, brenda kohës më të shkurtër Shaqiri ka marrë më shumë se 1000 komente. Pati edhe disa fjalë të ashpra, gjithashtu, në mesin e tyre.