Futbollisti shumë i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri ka arritur në New Jersey, njofton Klan Kosova.
Faqja zyrtare e Liverpool FC ka postuar një video në Facebook ku shihet ylli i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, teksa zbret nga vetura për të bërë foto me fansat e tij në hyrje të hotelit.
Atje në mëngjesin e së martës kanë shkuar edhe pjesa tjetër e ekipit të Liverpool të cilët kanë fluturuar nga Charlotte në New Jersey për fazën e dytë të turneut të tyre në SHBA.
Shaqiri është transferuar nga skuadra Stoke City në Liverpool me datën 13 korrik të këtij viti.
http://klankosova.tv/zyrtare-shaqiri-i-liverpool-it-video/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.