Gresa dhe Xheneta kanë diskutuar pas debatit të kësaj të fundit bashkë me Drenushën.
Xheneta u shpreh se ndjehej e mërzitur dhe e zemëruar pas deklaratave të Drenushës, pasi tha se i mori shumë afër zemrës.
“Pse kur s’ma ke thënë vet në sy të krejtve me më thënë ti mua me ke qitë keq, qysh të kam qitë keq kur unë vetën e kam qitë keq, aspak nuk më ka trajtu mirë. Mos më thuaj mua e kam shpirtin e keq e katastrofë kur me ty e kam treguar shpirtin e mirë taman Xhenetën e mirë. Nuk e kam ulur kurrë”, u shpreh Xheneta për të.
Ajo tha se i urren njerëzit që i shfrytëzojnë ndjenjat e saj njerëzore, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo është arsyeja e vetme pse nuk dashtë me tregu njeriun e mirë, Xhenetën e mirë, këtu brenda sepse i urrej njerëzit që mi shfrytëzojnë ndjenjat e mija njerëzore, sepse kur vendosi me të dashtë si person si i mirë si i keq unë për ty bëj”, tha tutje e njëjta.
Për më shumë nga ky debat, ndiqni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=D7j7GJTAas8
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.