Dy banorët e Big Brother VIP Kosova kanë pasur një debat mes njëri-tjetrit.
Xheneta i ka thënë Drilonit se ai nuk di gjë tjetër, vetëm të flas për puthjet e saj.
“Ti flet vetëm për puthjet e mia që janë shumë normale, unë edhe me pesë djem nëse puthem, është e drejta ime të puthem, nëse me pesë djem dua të bëjë seks, është e drejta ime”, është shprehur ajo.
Pas kësaj deklarate të Xhenetës, një koment e ka pasur edhe Driloni, njofton Klankosova.tv.
“Ti nuk po më pranon që nuk dua të bëjë gjëra të tilla”, është shprehur tutje ai.
https://www.youtube.com/watch?v=Zei7_xXehEM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.