Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili, ka thënë se Gjilani pritet të pajiset me vaksinat AstraZeneca kundër COVID-19 të enjten ose të premten.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për procesin e vaksinimit.
"Nuk kam pasur mundësi të marr pjesë në takimin virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia".
"Në bazë të informatave që kam, komunat që i kanë bërë parapërgatitjet e duhura për fillimin e procesit të vaksinimit do të pajisen me vaksinat AstraZeneca të enjten apo të premten".
"Në si komunë jemi ndër më të goditurat me raste aktive, kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e vaksinimit në këtë fazë të parë".
"Fillimisht parashihet vaksinimi i punëtoreve shëndetësorë dhe personave të moshuar".
https://www.youtube.com/watch?v=MsAQkYwUPU0
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.