Lajmet e fundit

Përjetoje ndjenjën tërësisht
“Për ta larguar xhelozinë, mjafton të shohësh se si ajo u bë pjesë e jotja. Analizo sekuencat e mendimeve dhe të emocioneve në sistemin tënd dhe më pas fshiji ato duke arsyetuar tërëprocesin me inteligjencë.” Nuk mjafton vetëm të kritikuarit e vetes se ndjenja e xhelozisë nuk është aspak pozitive. Nuk do të mjaftonte që ne ta largonim këtë fenomen nga vetja. Nëse bëhemi më të ndërgjegjshëm rreth saj dhe i shkojmë situatës përtej, duke e parë atë në rrënjët e saj, do të fillonim të eliminonim emocionet negative. Lëreni veten ta përjetoni plotësisht ndjenjën e xhelozisë. Duke u përballur me të do të shihni se si ajo do të zvogëlohet gradualisht. Ja se si duhet të veproni më konkretisht. Gjeni një vend ku asnjëri nuk mund t’ju shqetësojë. Mbyllini sytë dhe filloni të ndjeni xhelozinë. Vështo brenda vetes se prej nga buron kjo ndjenjë? Si reflektohet ajo në trupin tuaj? A ju shtrëngon më tepër fyti? Apo stomaku? Ju dhemb zemra? Bëhu vëzhgues. Është e rëndësishme t’i lini ndjenjat t’ju dalin në sipërfaqe. Vini re që ajo që del nuk jeni ju realisht, por nevoja e egos suaj për vëmendje në emër të mbijetesës. Vazhdoni të vëzhgoni dhe ndjenjat tuaja do të fshihen gradualisht, duke bërë këtë praktikë do të kaloni nga perspektiva e një egoje dhe do të shihni realitetin nga perspektiva e një ndërgjegjeje më të zhvilluar.Duaje veten
“Nëse nuk e pranon veten tënde tërësisht dhe ta duash atë ashtu siç është, ju do të jeni më të gatshëm për ta krahasuar atë me të tjerët duke gjetur te vetja mangësira inekzistente” Vlerat e vetes rriten nëse dashuria dhe vlerësimi ndaj saj rritet. Njerëzit të cilët janë rehat me veten e tyre dhe të sigurt në cilësitë e tyre, rrallë lënë që xhelozia t’i kontrollojë. Shiko brenda vetes, shpenzo kohë me veten, njihe veten tënde të vërtetë. Fokuso më shumë te vetja se sa te personi që ke përballë. Përdor dëshirat e tua për të ndryshuar perceptimet e gabuara. Duhet të dish se ke gjithçka që të nevojitet për të qenë e plotë, e vërtetë dhe e lumtur. Mendo se nëse ndjen se të mungon diçka i ke të gjitha ftësitë për ta pasur atë, mjafton të kesh vullnetin e mirë.Ndalo së krahasuari
Gjej se çfarë të kërcënon ty
Pyet veten se çfarë nuk të pëlqen dhe duket se të kërcënon vazhdimisht. Për çfarë ndihesh i pasigurtë? Çfarë ke frikë se mund të humbasësh? Çfarë mendon se meriton? Sapo ta kuptosh, përpiqu ta kalosh këtë gjendje pasigurie me një plan të fortë dhe efikas. Shiko se si mund ta vlerësosh këtë situatë nga një gjendje bollëku dhe vetëkënaqësie sesa nga një këndvështrim i frikshëm.Shkruaj për gjendjen tënde
Psikologët sugjerojnë se një nga mënyrat më të mira për të larguar ndjenja të cilat na kërcënojnë e të cilat nuk i duam është të shkruajmë për to në një copë letër. Duke i shkruar këto mendime, ju jepet një mundësi për të shprehur veten, ashtu sikurse vendosen dhe opsionet e zgjidhjes së problemit në fletë. Është si ta shohësh qytetin larg nga një aeroplan, pasi kështu krijon një vizion më të qartë të pikturës së madhe. Pyet veten pse ndihem kështu. Shkruaj të gjitha arsyet në letër. Shkruaj pa hequr gjëra, çdo gjë që të vjen në mendje. Sapo të gjesh arsyet shkruaj se ç’mund të bësh për t’i evituar ato. Kërko brenda pasigurisë tënde!Bëhu realist
Pyet veten, a është ai person një rrezik i vërtetë për ty? Për marrëdhënien tënde, apo për biznesin që ke krijuar? A është ajo që po ndjen një ndihmë apo përfitim për ty apo për ndonjë tjetër të përfshirë? Nëse nuk ndihesh mirë e për më tepër e gjithë situata nuk është aspak ndihmuese, atëherë a ka kuptim që të vazhdosh të ndihesh kështu? A ka ndonjë mësim që unë po mësoj? Cili është frymëzimi që po përfiton nga kjo situatë? Janë të gjitha këto pyetje që duhen bërë vetes për të qenë realist.Gjej forcën
Fokusohu në forcën tënde dhe cilësitë unike që ke. Përpiqu të ndihesh mirënjohës për dhuntitë që ke apo aftësitë me të cilat je i bekuar. Sapo t’i kesh identifikuar se cilat janë atëherë ndrysho fokusin.Zhvendosu nga objektivi negativ
A është kjo ajo që duam?
Duke u ndjerë kështu, i japim më tepër rëndësi seç duhet ndjenjës sonë duke u shpërqendruar nga punët dhe objektivat tona. Në shumë raste ne jemi ata që e ushqejmë ndjenjën e xhelozisë duke u përqendruar e foskuar pas ndjenjave të çastit më shumë seç duam. Në fund të fundit korrim atë që mbjellim. Po nëse do të ishe në pozicionin e tjetrit si do të ndiheshe. Si mendon se ndihet ai tjetri? Vendoseni veten tuaj në pozicionin e tjetrit. Nëse shohim dikë që është më i suksesshëm se ne në të njëjtën fushë, festojeni suksesin e tyre sikur të ishte juaji dhe përdoreni rastin e tyre si një model pas të cilit duhet të kapeni fort. Kjo është mënyra më e mirë për të arritur sukses pa u ndjerë i ndrydhur nga xhelozia, kjo ndjenjë shoqërore dhe personale aspak e shëndetshme!