Fundi i Ramazanit i lë vend festës së Fitër Bajramit që nesër do të falet në ora 06:18.
E si çdo herë televizioni Klan Kosova vjen me transmetim special nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
Ceremonia, sigurisht se do të përcillet edhe me ilahi.
Detaje nga atje ka dhënë gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, i cili tha se po bëhen përgatitjet e fundit për faljen e Bajramit në këtë xhami.
“Do të ketë edhe ilahi nga Egzon Ibrahimi, i cili do të këndojë ilahitë e tij, por edhe ajete e sure kuranore”.
“E gjithë madhështia e festës së Fitër Bajramit do të transmetohet në Klan Kosova që nga ora 05:00”, njoftoi gazetari./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=9aiMZczuw9w
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.