Lajmet e fundit
Kjo Xhami në Katar është kaq e bukur dhe e veçantë sa nuk duket se është tokësore.

Kjo xhami në Katar është ndoshta më e veçanta në botë.
Nga jashtë ka pamjen e një anije ajrore e cila sapo ka zbritur në tokë ndërsa minaret e saj ngrihen lart në ajër drejt Mekës.
Xhamia ka pesë shtylla që përfaqësojnë pesë shtyllat e Islamit, rreth të cilave rrjedhin katër lumenj që përfaqësojnë katër lumenjtë e Xhennetit - të verës, qumështit, mjaltit dhe ujit.
Oborri në qendër të xhamisë është e dekoruar me kaligrafi dhe modele gjeometrike.
Në qendër të tavanit janë ajetet Kuranore, të cilat çojnë në Mihrab - një tipar që është gjetur në planet tradicionale të xhamive.
Një tipar i veçantë është ndriçimi i emetuar nga hapjet trekëndëshe të madhësive të ndryshme.
Për besimtarë, është ndjenë sikur ata janë duke u lutur nën yje!
Mihrabi është me një teksturë të artë dhe në të shkruan një ajet Kuranor e cila përkthehet si:
" Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë." 2:11