Lajmet e fundit

Për dasmën e saj me Justin Bieber, Hailey Baldwin zgjodhi që ta veshë xhaketën ikonike në stil të motoristave të dizajnuar nga dizenjatorja e Celine, Hedi Slimane.
Në xhaketën e modeles amerikane shkruante fjala “Bashkëshorte” që ishte e punuar më gur të kristaltë.
Në ndërkohë, në xhaketën e Bieber padyshim se shkruante fjala “Bashkëshort”.
Zoë Kravitz dhe Karl Glusman kanë festuar dasmën e tyre pariziene, këtë verë, me xhaketa të personalizuara nga lëkura – por, të pikturuara me portretet respektive nga Samantha Urbani.
Hilary Swank dhe bashkëshorti i saj Philip Schneider e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2018 duke zgjedhur në vend të xhaketave nga lëkura, ato nga materiali i xhinseve - nga marka ikonike Levi’s.
Në xhaketat e çiftit kishte të pikturuar një zog, data e dasmës së tyre dhe emri i çiftit që është një bashkim i emrave të të dyve ‘Philary’.