Lajmet e fundit

Futbollisti Granit Xhaka, po qëndron për t'i kaluar pushimet në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij në vendlindje ai do të jetë pjesë e një ndeshje me lojtarin tjetër Milot Rashica të shtunën në mbrëmje.
Xhaka paraprakisht vizitoi një mik të tij në Prishtinë.
Ai të premtën ishte mysafir tek ish-kapiteni i Kombëtarës Shqiptare, Lorik Cana.
Graniti me këtë rast tha se e mbështet Lorikun në aktivitetet e tij.
"Sot ne Prishtine ne mbeshtetje te vllaut tem Lorik Cana ne iniciativen per te t’ju dhene femijeve tone nje te ardhme me sport."
Në Lorik Cana Foundation 5, ishte edhe reperi i njohur Ledri Vula.