Lajmet e fundit

Arsenal ka treguar cilësi të lartë në ndeshjen e zhvilluar kundër Chivas de Guadalajara të dielën në kuadër të ndeshjeve miqësore parapërgatitore në Carson të Kalifornisë.
Ata kanë mposhtur me rezultatin 3:1 skuadrën kundërshtare. Në këtë ndeshje nga minuta e parë u përfshi edhe Granit Xhaka – transferimi i kësaj vere.
Golat u realizuan nga Rob Holding, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Chuba Akpom, shkruan Goal.com.
Me të filluar pjesa e dytë ishin Xhaka dhe Bellerin ata të cilët u zëvendësuan, për t’u lënë hapësirë futbollistëve të tjerë që të përfshihen në lojë, transmeton Klan Kosova.