Lajmet e fundit

Ish-lojtari i Arsenalit, Johan Djourou ka thënë se blerja e fundit e skuadrës londineze, Granit Xhaka, i ngjason legjendës italiane, Andrea Pirlo.
Mbrojtësi i Hamburgut, Johan Djourou, i cili ishte pjesë e Arsenalit nga viti 2004 deri në 2014, ka lavdëruar transferimin e ri të ‘Topçinjve’, Granit Xhakën.
“Graniti është lojtar i mirë me topin. Djaloshi ka një të majtë magjik. Ai mund ta shpie topin në çdo kënd. Është një bllokues i mirë dhe mbi të gjitha lojtar i mirë”.
“Ai mund të asistoj dhe pasojë mirë”.
“Të them të drejtën përngjan pak si Pirlo sa i përket precizitetit. Graniti mund të luajë me aso topa që dërgonte Pirlo”, ka deklaruar ish-mbrojtësi i Arsenalit për Miror, transmeton KlanKosova.