Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka që në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy supergola, ka paralajmëruar tifozët dhe kundërshtarin e radhës – Chelsea-n se ai nuk do të ndalet.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Xhaka ka thënë se goli i tij i dytë është vetëm i fundit.
“Ky është vetëm goli numër dy. Qëndroni në këmbë të gjitha sepse do të vijnë edhe të tjerët”, ka shkruar Xhaka.
Arsenal në ndeshjen e xhiros së gjashtë takohet me Chelsea-n të cilët e pret në Emirates./Klan Kosova/