Lajmet e fundit

Ndeshja Zvicër-Kosovës është cilësuar edhe si miqësore përtej miqësores.
Janë yjet me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri që e nisin titullar takimin kundër Dardanëve.
Gjithsesi e veçantë në shumë dimensione kjo sfidë. Por për yllin e Arsenalit, Granit Xhaka, ka edhe një domethënie tjetër. Ai pikërisht këtë të martë mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës për të 100-n herë, transmeton KlanKosova.tv.
E të 102-n paraqitje për Zvicrën do ta zhvillojë sonte ylli tjetër, që ka lindur në Kosovë, Xherdan Shaqiri.